
Lajmi për vdekjen e Khameneit pritet me brohoritje e duartrokitje në Teheran, festë nëpër lagje
BBC ka konfirmuar tre video që tregojnë festime në qytetet Karaj dhe Teheran sonte, pas raportimeve për vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në sulmet nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Një klip, i filmuar në një lagje banimi pranë qytetit të Karajt, tregon një grup banorësh duke kërcyer dhe brohoritur në rrugë, ndërsa veturat u bien borive, raporton GE.
I pari nga katër videot në këtë postim në X, i filmuar nga një apartament në një bllok banimi në lagjen Ekbatan, në perëndim të Teheranit, tregon një numër banorësh duke brohoritur dhe duartrokitur nga dritaret e shtëpive të tyre.


