LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Serbi ish ushtari i UÇK-së, Lulzim Halili!

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Serbi ish ushtari i UÇK-së, Lulzim Halili!

Mediat serbe raportojnë se Serbia ka arrestuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Lulzim Halili.

Arrestimi i tij erdhi pas një aksioni të MUP-it serb.

“Në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Shërbimit të Hetimit të Krimeve të Luftës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, dhe në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte, Halili Lulzim, i lindur më 9 prill 1966 në Pejë, u privua nga liria sot, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai kreu krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Ballkani.info.

Sipas po këtyre mediave, Halili është një ish-anëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila vepronte në zonat e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës, duke përfshirë edhe sulmin ndaj postbllokut të Ushtrisë Jugosllave në Koshare.

Halili, thonë këto media u arrestua në Sviljanac, në Serbinë qendrore. Atij i është caktuar paraburgimi prej 48 orësh.

Share This