Kurti vizitoi familjen Bunjaku dhe bëri homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku

Kurti vizitoi familjen Bunjaku dhe bëri homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku

argumente për përfshirjen e tyre në këtë vrasje të Afrim Bunjakut dhe në këtë sulm agresor e terrorist të tyre. Në të njëjtën kohë, duhet të theksojmë edhe faktin tjetër, që kjo është një betejë e fituar nga Policia e Kosovës për Republikën e Kosovës dhe gjithë qytetarët pa dallim.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se një ditë si kjo para dy vitesh që filloi si jashtëzakonisht e rëndë, por edhe e dhimbshme, përfundoi ndër më krenaret në historinë e Republikës së Kosovës.

“Lavdi Afrim Bunjakut! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Republikës së Kosovës, e mirënjohje pafund për të gjithë ata që sollën që kjo ditë me të vërtetë të mbetet ditë e shënuar ku integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës veçse u forcuan”,  tha ministri Sveçla.

Në këtë përvjetor, sot nga ora15:00, në Prishtinë do të organizohet akademi përkujtimore në nderim dhe kujtim të heroit Afrim Bunjaku.

Share This