
Kurti para seancës: Dehari e ka ftuar, i përgjigjem pozitivisht
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Para hyrjes në Kuvend, Kurti nuk ka komentuar më gjatë zhvillimet e fundit politike, ndërsa tha se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
“Kryesuesi i seancës konstitutive, deputeti më i moshuar Avni Dehari, e ka ftuar për sot vazhdimin e seancës dhe unë kësaj po i përgjigjem”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

