
Kurti pa përgjigje nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.
Ai vazhdoi për në seancën që ishte paraparë në shenjë nderimi për Rexhep Qosjen.
Ndërkaq, nesër është afati përfundimtar kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Të shtunën pas seancës së Kuvendit, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për zhvillimet politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke përmendur edhe mundësinë e përfshirjes së emrit të Vjosa Osmanit në diskutime.


