Kurti: Do të sjellim pakon e re për përballje me inflacionin

Kurti: Do të sjellim pakon e re për përballje me inflacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën ku po diskutohet për rritjen e çmimeve të naftës, ka paralajmëruar se do të sjellin një pako të re për përballje me inflacionin.

Ai po ashtu foli edhe për mbështetjen e transportit publik urban dhe ndërurban.

“Në këtë kohë sfiduese, çmimet e naftës dhe energjisë kanë luhatje të vazhdueshme dhe është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta. Por detyra jonë nuk është të gjejmë rrugën më të lehtë, por ta zgjedhim rrugën më të drejtë, më të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë. Situata aktuale ka sfiduar edhe ekonomitë më të mëdha në botë. Te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve”, tha Kurti, raporton rtk.

“Ne jemi duke përgatitur Pakon e Inflacionit 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh, kjo është mënyra se si ne përballemi me inflacionin”,  shtoi ai.

Share This