
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e shtetndërtimit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.
Kurti ka theksuar se Nexhat Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vitit 1999 dhe një nga figurat më aktive të jetës politike dhe akademike të vendit.
Ai kujtoi se Daci ishte edhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
“Nexhat Daci do të mbetet një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e Kurtit.
Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, kolegëve, profesorëve, akademikëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në jetën institucionale, politike dhe shkencore të vendit.


