Kryetarllëku i PDK-së: Ik Hamza, përkohësisht vjen Çitaku

Kryetarllëku i PDK-së: Ik Hamza, përkohësisht vjen Çitaku

Dy paraardhësit që deshti me qejf t’ua lë pozitën nuk iu kthyen.

Megjithatë, me vendim të prerë, Bedri Hamza, vendosi ta la kryetarllëkun e Partisë Demokratike të Kosovës për një pasardhës tjetër të ri.

Përkohësisht atë e la te Vlora Çitaku si ushtruese e detyrës së shefes së partisë.

Shpresa që ish-liderët e partisë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të rivijnë në Kosovë thotë se e mbajti deri në minutat e fundit.

Pikërisht dita kur u dënua katërshja e UÇK-së, Hamza tha se qe më e zorshmja për të.

Kryetarin 11 mujor, i cili garoi tri herë për kryeministër, e falënderuan anëtarët e partisë duke e lavdëruar Bedri Hamzën për siç thanë përballimin e sfidave të mëdha në parti e korrjen e sukseseve të mëdha, raporton klankosova.

Share This