
Kremlini: Trupat ruse pushtuan Pokrovskun pas një viti luftimesh intensive
Ushtria ruse ka pushtuar qytetin ukrainas të Pokrovskut në rajonin lindor të Donetskut, i cili ka qenë nën sulm për rreth një vit, tha dje në mbrëmje zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve rusë.
“Presidenti rus, Vladimir Putin është informuar, gjithashtu”, tha Peskov. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Kievi.
Forcat ruse thuhet gjithashtu se kanë pushtuar qytetin,Vovchansk në Kharkivin fqinj.
Pretendimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, megjithëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vuri në dukje gjatë një vizite në Paris se luftimet rreth Pokrovskut dhe Kharkivit ishin intensive.
Vëzhguesit sugjerojnë se njoftimi i Rusisë për avancimet ushtarake mund të ishin planifikuar përpara vizitës së të dërguarit special të SHBA-së Steve Witkoff sot në Moskë, ndërsa Kremlini kërkon të tregojë progres përpara diskutimeve mbi një plan të mundshëm paqeje.


