Krasniqi: LVV po mban peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Krasniqi: LVV po mban peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit të Kosovës e ka vlerësuar situatën e pakuptimtë dhe të turpshme, për siç tha për teket e një personi.

“Për teket e një personi e të një deputeteje mbetet peng shteti. Kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës për teket e një partie dhe të një njeriu, e të një kandidati. Sikur të dëshironin zgjidhje kanë pasur mundësi edhe sot edhe pardje, edhe para katër ditësh, të njëjtën mundësi e kanë edhe pasnesër që ta ndërrojnë kandidatin sepse nuk imponohet kandidati kur nuk e ke shumicën parlamentare. Problemi themelor është se këta nuk kanë shumicë parlamentare, nuk kanë numra për ta bërë qeverinë dhe fakti se Albin Kurti nuk mundet me qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës është duke mbajtur peng edhe Kuvendin edhe institucionet, edhe shtetin dhe popullin tonë. Kjo vërtet është e papranueshme”, tha Krasniqi, raporton rtk.

Ai ka këmbëngulur që LVV duhet ta ndërrojë kandidatin për Kuvendin e Kosovës, por ka thënë se ky subjekt po e bën këtë në pamundësi të arritjes së numrave për krijimin e qeverisë.

I pyetur nga gazetarët nëse përveç ndërrimit të kandidatit ka ndonjë zgjidhje tjetër të kësaj bllokade, ai është shprehur: “Ose duhet me konstitu kuvendin ose duhet të shkojmë drejt një marrëveshje politike për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk ka mundësi tjetër”.

Share This