
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke gjetur të ndërtuar e me institucione
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se Kosovën Albin Kurti e ka gjetur shet sovran e jo me “bodrum me ujë”.
Albin Kurti ka deklaruar se Kosovën e ka gjetur nën ujë në podrum e tash është në katin e parë.
Por Çitaku tha se Albin Kurti Kosovën e ka gjetur të ndërtuar me 1 mijë kilometra rrugë, shkolla, ushtri e polici.
“Ai thotë e kam gjetur Kosovën në bodrum nën ujë, a e dinë çfarë deklarate e rëndë është kjo për secilin që ka jetu në Kuvend. Shkrumb e hi e kemi gjetur Kosovën nga lufta, por derisa ka hyrë Albin Kurti në zyrën e kryeministrit me komoditet, Kosovën e kemi ndërtu”, transmeton Express.

