
Blerta Deliu godet ashpër Albulena Haxhiun: E mjerë, ministrja më e dobët e drejtësisë që ka pasur Kosova
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër ndaj nënkryetares së Kuvendit dhe ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e quajtur atë “e mjerë”.
Në një postim në Facebook, Deliu ka kritikuar Haxhiun për mbrojtjen e ministres në detyrë Mimoza Kusari, edhe kur sipas saj evidentohet një lidhje e ngushtë me biznesmenin e kërkuar nga drejtësia, Millan Radojçiq.
“Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin. Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu akuzon edhe Salë Jasharin dhe familjen heroike të Prekazit ‘në harmoni të plotë’ me Listën Serbe. E mjerë. Jo vetëm ministrja më e dobët e drejtësisë që ka pasur ndonjëherë Kosova”, ka shkruar Deliu.
Reagimi i saj vjen pas deklaratave të Haxhiut, e cila të mërkurën pati pretenduar se partitë shqiptare të ish-opozitës janë në koordinim me Listën Serbe, pas dështimit të LVV-së për formimin e Qeverisë. Ky konflikt politik ka intensifikuar debatet në Kuvend dhe ka shtuar tensionet mes partive kryesore.


