Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë

Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të mërkurën ka zhvilluar stërvitjen e radhës para përballjes të së premtes kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”.

Kosova dhe Sllovenia do të përballen në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë, duke u fokusuar në aspektin taktik dhe mënyrën e lojës që do të aplikohet në këtë duel të rëndësishëm.

Ndeshja Kosova-Sllovenia do të fillon në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Share This