Kosova sot me mot të kthjellët e vranësira të lehta

Kosova sot me mot të kthjellët e vranësira të lehta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, Vranesira të shpërndara parashihen për gjatë relievit kodrino-malor.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

Share This