Kosova bëhet interesante për “Reuters”, dhe mediat tjera në botë për seancën në Kuvend dhe vezët që iu hodhën Kurtit

Kosova bëhet interesante për “Reuters”, dhe mediat tjera në botë për seancën në Kuvend dhe vezët që iu hodhën Kurtit

Ngjarja e sotme në Kuvendin e Kosovës, përveç mediave të rajonit, ka zënë vend edhe në media të mëdha si Reuters, dhë në disa media të tjera të ndryshme të huaja. 

“Reuters” në faqen e zyrtare ka publikuar një numër fotografish nga seanca e sotme, duke treguar për vezët që iu hodhën kryeministrit Albin Kurti nga deputetja e Aleancës, Time Kadriaj.

Për këtë ngjarje kanë raportuar edhe media të tjera, italiane, bullgare e madje edhe braziliane.

Bëhet fjalë për “La Stampa”, “Metropoles”, “Dunavmost”, e “ATP News”.

Këto media kanë publikuar në llogaritë e tyre në X, pamjet nga Kuvendi kur Kadriaj e gjuan Kurtin me vezë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur sot pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka propozuar një emër për kryetar Kuvendi. Pasi Kurti ka thënë se i duhet më shumë kohë dhe është ulur në sallën e Kuvendit, ka qenë deputetja Time Kadriaj që e ka qëlluar disa herë radhazi me vezë.

Kjo ka çuar në tensionim të situatës në Kuvend, duke bërë që të ndërpritet seanca. /Express/

Share This