Konjufca: Kosova nuk ka në rend dite kurrfarë Asociacioni
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kosova nuk e ka në agjendë çështjen e Asociacionit.
“Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend të ditës për Republikën e Kosovës njëherë për njëherë”, tha Konjufca për media, raporton rtk.
Ai ka thënë se nuk pret diçka të rëndësishme as nga takimi i liderëve Kurti e Vuçiq, në takimin e së mërkurës në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike”, tha Konjufca.