
Konjufca: Ishte propozim i Vetëvendosjes tash ecim përpara
Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kandidatura e tij për president të vendit ka ardhur si propozim nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Konjufca tha se ky ishte një vendim i partisë së tij dhe se procesi duhet të vazhdojë përpara.
“Po Vetëvendosje tokë të bënë nganjëherë. Ishte propozim i Vetëvendosjes tash ecim përpara”, tha ai, raporton rtk.
Konjufca tha se edhe partitë opozitare duhet të paraqesin qëndrimin e tyre dhe, nëse nuk e mbështesin kandidaturën e tij, të propozojnë një emër tjetër për postin e presidentit.
“Partitë politike PDK dhe LDK duhet të përcaktohen, nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën kë do ta votonin?”, tha Konjufca.
Ai shtoi se, nëse opozita propozon një kandidat tjetër, do të ishte i gatshëm ta mbështesë atë për të shmangur shkuarjen në zgjedhje.


