
Komisionerja Kos uron Kosovën për qeverinë e re: Fokusi të zhvendoset në avancimin e reformave dhe Planin e Rritjes
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka përshëndetur formimin e qeverisë së re të Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm të mirë për vendin.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrjen e detyrës, duke theksuar se tashmë vëmendja mund të përqendrohet në avancimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian.
“Lajm i mirë nga Prishtina sot. Kuvendi është në detyrë. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Albin Kurti. Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë. Pres me padurim të vizitoj Kosovën së shpejti”, ka shkruar Kos.
Ajo ka theksuar se zbatimi i reformave dhe përfitimi nga instrumentet mbështetëse të BE-së janë kyçe për avancimin e mëtejshëm të Kosovës në rrugën e saj evropiane.
Kurti prezantoi një ditë më parë kabinetin e ri qeveritar për katër vitet e ardhshme, duke paraqitur përbërjen dhe prioritetet e ekzekutivit të ri. Me këtë votim, qeveria e re e Kosovës nis zyrtarisht mandatin e saj.
Në përbërje të qeverisë së re ka emra të rinj, por edhe ministra që kanë qenë pjesë e qeverive të mëparshme të drejtuara nga Kurti.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti tha se do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes dialogut konstrukti, ndërsa përmendi dhe progresin e vendit në ndërtimin e një Kosove më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse. /rtsh/


