Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Suedisë!

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Suedisë!

Pjesa e futbollistëve që luajtën ndaj Sllovenisë kanë kryer rigjenerim në hotel, ndërsa të tjerët kanë zhvilluar seancë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Nga grumbullimi janë liruar Fidan Aliti, për shkak të pezullimit me kartonë, si dhe Lumbardh Dellova, i cili nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.

Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite stërvitjen e fundit para ndeshjes me Suedinë dhe më pas udhëtojnë drejt Goteborgut.

Share This