Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: “Asnjë avion nuk është shkatërruar”

Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: “Asnjë avion nuk është shkatërruar”

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka mohuar kategorikisht pretendimet e Gardës Revolucionare Iraniane se avionë luftarakë amerikanë të stacionuar në rajon janë shkatërruar nga sulmet me raketa dhe dronë.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, CENTCOM theksoi: “Kjo është një gënjeshtër. Asnjë avion luftarak amerikan nuk është goditur nga sulmet ajrore iraniane.”

Sipas njoftimit, avionët e Marinës, Forcave Ajrore dhe Korpusit të Marinës së SHBA-së vazhdojnë të demonstrojnë epërsi ajrore dhe efektivitet të pakrahasueshëm gjatë operacioneve kundër objektivave iraniane.

Më herët, të hënën, CENTCOM raportoi se kishte kryer mbi 6,500 fluturime luftarake, duke goditur më shumë se 7,000 objektiva iraniane dhe shkatërruar mbi 100 anije.

Zëdhënësi i CENTCOM-it, Timothy Hawkins, bëri të ditur se shumica e lëndimeve të ushtarëve amerikanë ishin të lehta dhe mbi 180 trupa janë rikthyer tashmë në detyrë.

Ky përditësim e rrit numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 140, krahasuar me shifrën e raportuar nga Pentagoni më 10 mars, kur u deklarua se 8 lëndime ishin serioze.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se ushtarët e klasifikuar si “të plagosur rëndë” përfshijnë ata në gjendje kritike, ku vdekja është e mundshme ose e afërt. /rtsh/

Share This