
Klubi i madh italian pas Joshua Zirkzee
Klubi i madh italian, Roma raportohet se është e vendosur të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Holandezi shënoi golin e tij të parë në Premier League pas gati një viti në ndeshjen ndaj Crystal Palace në ‘Selhurst Park’ të dielën.
Zirkzee u transferua te Manchester United nga Bologna gjatë verës së kaluar dhe deri tani ka regjistruar 56 paraqitje për “Djajtë e Kuq”, por ka pasur vështirësi për të siguruar një vend titullar nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.
Sulmuesi raportohet se është i hapur për një largim në janar, duke kërkuar një rikthim në Serie A, ku pati paraqitje të shkëlqyera me Bologna para se të transferohej në Premier League.

