
Kentrell Pullian, MVP i javës së 19-të
Fundjava që lamë pas solli përballje interesante në javën e 19-të të elitës së basketbollit kosovar.
Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian.
Ai ndaj kuqezinjve kishte 32 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, duke pasur indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiro. Pullian shpallet MVP i javës.
Trepça po vazhdon me fitore në elitë, ku fitoi ndaj Borës, ndërsa u dalluan Mikaile Tmusiq dhe Shaën Jones. Tmusiq kishte 19 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, ndërsa Jones kishte 12 pikë, 13 kërcime e tri asistime.
Musab Mala shkëlqeu ndaj Sigal Prishtinës, duke qenë më i miri i GO+ Pejës me 22 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Shannon Shorter ishte më i miri i Bashkimit në fitoren ndaj Golden Eagle Yllit me 16 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.
MVP
Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 32 pikë, 9 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi
Top 5
Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 32 pikë, 9 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi
Mikaile Tmusiq (Trepça) 19 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 25 indeksi
Shaën Jones (Trepça) 12 pikë, 13 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi
Musab Mala (GO+ Peja) 22 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi
Shannon Shorter (Bashkimi) 16 pikë, 9 kërcime, 6 asistime, 18 indeksi


