Kane çon Anglinë në 1/8 e finales, eliminohet Kongo

Kane çon Anglinë në 1/8 e finales, eliminohet Kongo

Anglia ka përmbysur Kongon në pjesën e dytë të ndeshjes, duke fituar 2:1 dhe duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.

Ndeshja nisi më mirë për përfaqësuesen afrikane, e cila kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me golin e Cipengës, duke befasuar “Tre Luanët”.

Anglia krijoi disa raste të rrezikshme në pjesën e parë, por pa arritur të gjejë rrugën drejt golit të barazimit. Në anën tjetër, Kongo ishte pranë golit të dytë, por shtylla i mohoi avantazhin e dyfishtë.

Në pjesën e dytë, skuadra angleze e rriti ritmin dhe mori kontrollin e plotë të lojës, duke kërkuar vazhdimisht golin e barazimit.

Heroi i Anglisë ishte Harry Kane, i cili në minutën e 75-të barazoi rezultatin në 1:1. Vetëm pak minuta më vonë, sulmuesi anglez realizoi edhe golin e dytë personal, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar fitoren për skuadrën e tij.

Me këtë triumf, Anglia siguron kalimin në 1/8 e finales, ku do të përballet me Meksikën, ndërsa Kongo i jep fund rrugëtimit të saj në Botërorin 2026.

Share This