Juve mposht Interin në derbin e madh italian

Juve mposht Interin në derbin e madh italian

Në “Allianz Stadium” u zhvillua një nga supersfidat më emocionuese të këtij edicioni në Serie A, ku Juventusi triumfoi 4-3 ndaj Interit.

Sfida nisi me ritëm të lartë dhe ishte Kelly ai që i dha epërsinë bardhezinjve.

Zikaltërit reaguan shpejt me Hakan Calhanoglu, por para fundit të pjesës së parë, talenti Yildiz riktheu avantazhin për skuadrën e Tudor.

Fraksioni i dytë solli përmbysje e emocione. Fillimisht, Calhanoglu shënoi sërish, duke e barazuar rezultatin, ndërsa Markus Thuram përmbysi ndeshjen për Interin.

Megjithatë, Juventus nuk u dorëzua. Khephren Thuram barazoi shifrat, ndërsa në minutat e fundit Adzic realizoi golin e fitores, duke shpërthyer festën bardhezi në Torino.

Një fitore me shumë peshë për Juventusin, që konfirmon synimet për garën e titullit, ndërsa Interi pëson humbjen e parë të sezonit në një duel të vërtetë spektakli.

Share This