
Juve i uron fat Zhegrovës para duelit me Sllovakinë: Paç fat, Edon!
Klubi italian Juventus ka shprehur mbështetjen për sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, pak orë para përballjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë.
Sllovakët dhe Dardanët do të ballafaqohen sonte në Bratisllavë, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
“Zonja e Vjetër” publikoi në rrjetet sociale një fotografi të yllit kosovar duke i uruar suksese.
“Paç fat, Edon! Kosova udhëton për t’u përballur me Sllovakinë këtë mbrëmje në gjysmëfinalen e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026”, thuhet në mesazhin e klubit italian.
Juventusi ka treguar vazhdimisht mbështetje për Zhegrovën, duke e përkrahur atë edhe në ndeshjet e mëparshme të Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2026.
Ndeshja ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës nis në orën 20:45.


