John Duncan, dëshmitar i tretë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

John Duncan, dëshmitar i tretë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale të Hagës ka nisur dëshminë britaniku John Duncan, ish-këshilltar i komandantit të NATO-s, Wesley Clark.

Ai është thirrur si dëshmitar në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duncan ka një përvojë 38-vjeçare si diplomat dhe në periudhën 1998–2002 ka shërbyer si këshilltar i gjeneralit Clark. Dëshmia e tij në Hagë pritet të zgjasë tre ditë.

Para tij kanë dëshmuar edhe dy emra të njohur: James Rubin, ish-ndihmës i Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, si dhe Paul Williams, këshilltar i Kosovës gjatë bisedimeve të Rambujesë.

Share This