
Javë me mot të qëndrueshëm dhe tipik veror në Kosovë
Java që po hyjmë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike, duke sjellë mëngjese të freskëta dhe ditë me temperatura tipike për stinën e verës.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shkurtra kalimtare dhe pa reshje të dukshme. Stabiliteti atmosferik do të shoqërohet edhe me erëra të lehta, që do ta bëjnë motin më të përballueshëm gjatë periudhave më të nxehta të ditës.
Të hënën, temperaturat minimale do të lëvizin rreth 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 27°C.
Këto kushte, sipas IHMK-së, janë të favorshme si për aktivitetet e përditshme, ashtu edhe për veprimtari rekreative në natyrë. Po ashtu, gjatë gjithë javës nuk parashihen ndryshime të mëdha atmosferike, çka nënkupton një mot të qëndrueshëm dhe tipik veror.
Një javë ideale për të shfrytëzuar ditët me diell dhe për të kaluar më shumë kohë jashtë.


