Jasir Asani në super formë, shënon sërish për Esteghlal

Jasir Asani në super formë, shënon sërish për Esteghlal

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka vazhduar më formën fantastike.

Ai ka shënuar përsëri gol në fitoren që skuadra e tij, Esteghlal, po arrin në transfertë ndaj Fajr Sepasi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 2-0 në favor të ekipit të shqiptarit, ndërsa Asani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42-të të takimit, duke konfirmuar momentin e tij të artë.

Ky gol vjen vetëm tri ditë pas një tjetër shënimi të tij në Champions League aziatike, duke treguar se sulmuesi është në formë të jashtëzakonshme dhe po vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të Esteghlalit këtë sezon.

Share This