
Jashari: VV po tenton të imponojë kryetarin e Kuvendit pa kompromis
Sala Jashari, deputete e PDK-së dhe bashkëkryesuese e seancës konstituive, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për sjelljen e saj si fituese absolute, duke tentuar të imponojë një kandidaturë të vetme për kryetar të Kuvendit.
Jashari theksoi se sistemi parlamentar bazohet në kompromis dhe bashkëpunim, dhe kjo qasje e VV-së nuk përbën një marrëveshje të tillë, raporton rtk.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend funksional. VV sillet sikur ka më shumë se 50% të ulëseve dhe po mundohet të imponojë vetëm një kandidat për kryetar, në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare. Kjo nuk është kompromis,” tha Jashari, duke bërë thirrje për dialog dhe zgjidhje.


