Izraeli sulm ndaj selisë kryesore ushtarake iraniane, lëshon 250 bomba

Izraeli sulm ndaj selisë kryesore ushtarake iraniane, lëshon 250 bomba

Izraeli ka bërë të ditur se ka goditur selinë kryesore ushtarake iraniane me 250 bomba të hedhura nga 100 avionë luftarakë.

Forcat Ajrore Izraelite (IAF) kryen sulme ajrore në shkallë të gjerë në Teheran, duke synuar një kompleks masiv ushtarak iranian që strehonte selitë dhe personel nga të gjitha degët e aparatit të sigurisë iraniane, sipas deklaratës së Ushtrisë Izraelite të Mbrojtjes (IDF).

Më shumë se 100 avionë luftarakë morën pjesë në operacion, duke hedhur mbi 250 bomba mbi kompleksin në Teheran lindor, tha ushtria izraelite.

Sipas IDF-së, në këtë kompleks u goditën selia e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), Forca Quds e IRGC-së, drejtoria e inteligjencës, forca paramilitare Basij, njësia kibernetike e Iranit, njësia e forcave speciale të sigurisë së brendshme iraniane, si dhe një njësi për “shtypjen e protestave” e forcave të sigurisë së brendshme.

“Selitë u goditën ndërsa aty ndodheshin në punë persona të regjimit terrorist iranian përgjegjës për menaxhimin e fushatës, avancimin e planeve terroriste kundër Shtetit të Izraelit dhe vendeve të rajonit, si dhe shtypjen e civilëve iranianë” tha ushtria izraelite.

Ky sulm vjen në kuadër të tensioneve ekstreme dhe operacioneve të vazhdueshme ushtarake të përbashkëta SHBA-Izrael kundër caqeve iraniane, ku sulmet ajrore të Izraelit synojnë të dobësojnë strukturën e komandës dhe kontrollit të regjimit iranian.

Irani ende nuk ka komentuar zyrtarisht detajet e këtyre goditjeve specifike. /rtsh/

Share This