Izraeli sulm ajror ndaj Iranit, vritet shefi i sigurisë Ali Larijani

Izraeli sulm ajror ndaj Iranit, vritet shefi i sigurisë Ali Larijani

Izraeli ka ndërmarrë një sulm ajror gjatë natës në Iran, duke shënjestruar zyrtarin e lartë iranian Ali Larijani.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz deklaroi sot se shefi kryesor i sigurisë së Iranit Ali Larijani është vrarë.

Në një deklaratë, Katz tha se “sapo u informova për vdekjen e zyrtarit të lartë iranian të sigurisë pas sulmeve izraelite gjatë natës”.

Nga ana tjetër, media iraniane thonë se zyrtari i lartë Larijani do të japë një mesazh së shpejti

Një zyrtar ushtarak izraelit i konfirmoi më herët BBC-së se Larijani ishte shënjestër e IDF-së.

Po kështu IDF deklaroi se forcat e saj ajrore kanë vrarë komandantin e njësisë iraniane Basij, një grup paraushtarak i përfshirë në shtypjen brutale të protestave antiqeveritare në fillim të këtij viti.

Në një postim në Telegram thuhet se kanë shënjestruar Gholamreza Soleimani të hënën. IDF thotë se ai ishte në krye të milicisë së lidhur me Gardën Revolucionare për gjashtë vjet.

Në një tjetër operacion të kohëve të fundit, forcat izraelite kanë goditur gjithashtu në Iran udhëheqësin e Xhihadit Islamik Palestinez, Akram al-Ajouri, së bashku me disa figura të tjera të rëndësishme të këtij grupi.

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir, konfirmoi zhvillimet, duke theksuar se gjatë natës janë arritur “rezultate të rëndësishme në eliminime”, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në ecurinë e operacioneve ushtarake. Ai la të kuptohet se këto arritje lidhen edhe me sulmin ndaj Larijanit.

Sipas Zamir, objektiv i sulmeve kanë qenë edhe operativë të nivelit të lartë të përfshirë në aktivitete terroriste, të lidhur me Gazën dhe Bregun Perëndimor, të cilët ishin strehuar në një banesë të sigurt në Teheran në momentin e goditjes. /rtsh/

Share This