Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, në një konferencë për medie tha se asnjë qeveritar, asnjë pjesëtarë i LVV-së nuk është i lidhur me EFT-në, dhe se Kosova nuk importon nga EFT.

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, në konferencën për media, ka adresuar çështjet rreth, si thotë ajo, paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë.

“Nuk ekziston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë, kjo është komplet gënjeshtër”, tha Razvaniolli para gazetarëve, raporton rtk.

Ajo më tej shoti se po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat nga ankandet e ndryshme ndërkufitare, të cilat EFT i shfrytëzon për të bartur energji tranzit në shtetet tjera përmes kufijve energjetik të Kosovës, për të krijuar bindjen se Kosova po blen nga EFT që, sipas saj është komplet gënjeshtër.

Tutje Rizanvolli theksoi se po flitet se qeveria po blen energji, thuajse është ajo blen energji, teksa kujtoi se energjia në Kosovë blihet nga KESCO dhe KEDS.

Share This