
Izraeli dhe Irani kryen sulme ndaj njëri-tjetrit gjatë gjithë natës
Izraeli dhe Irani kryen sulme ndaj njëri-tjetrit gjatë gjithë natës. Tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar, pasi të dy vendet kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme gjatë gjithë natës.
Izraeli rrëzon shtatë dronë
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se shtatë mjete ajrore pa pilot (dronë) janë lëshuar drejt territorit izraelit gjatë orës së fundit.
Ata shtojnë se dronët janë kapur nga Forcat Ajrore dhe Marina Izraelite, raporton BBC.
Pamjet e shpërndara nga IDF tregojnë një shpërthim në qiell, për të cilin ata thonë se është rrëzimi i një droni.