
IZRAEL – Familjet e pengjeve: Kjo mund të jetë nata e tyre e fundit
Forumi i Familjeve të Pengjeve të Izraelit po nis një apel të dëshpëruar për të mbrojtur të dashurit e tyre, duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se i ka sakrifikuar ata, sipas ”Times of Israel”.
“Nata e 710-të në Gaza mund të jetë nata e fundit në jetën e pengjeve që mezi mbijetojnë, dhe nata e fundit në të cilën do të jetë e mundur të gjenden dhe të kthehen pengjet e vrarë për një varrim dinjitoz”, deklaroi ky forum.
Forumi pohon, vazhdon gazeta izraelite, se një numër i konsiderueshëm i 22 pengjeve që konsiderohen të gjallë nga Izraeli po mbahen në Qytetin e Gazës.
“Kryeministri po zgjedh me vetëdije t’i sakrifikojë ata në altarin e konsideratave politike”, shton grupi duke e akuzuar atë se ka injoruar këshillën e shefit të Shtabit të IDF-së, i cili thuhet se paralajmëroi kundër operacionit.
Izraeli ka filluar sulmin e tij tokësor në Gaza, me tanket që thuhet se kanë hyrë tashmë në qytetin kryesor të Rripit.
Lëvizja islamike Hamas ka vetëm disa ditë për të pranuar një marrëveshje dhe Katari është i vetmi që mund të ndërmjetësojë, sipas sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.
Të paktën 62 persona u vranë dje në enklavën palestineze./atsh/


