
Irani mohon pretendimet e Trump: Uraniumi i pasuruar nuk do të transferohet
Ministria e jashtme e Iranit tha se rezervat e uraniumit të pasuruar të vendit nuk do të transferohen “askund”, duke mohuar një pretendim të mëparshëm të Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Republika Islamike kishte rënë dakord ta dorëzonte atë.
“Uraniumi i pasuruar i Iranit nuk do të transferohet askund”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, për televizionin shtetëror, transmeton euronews.al.
Trump postoi në platformën e tij Truth Social më herët të premten se “SHBA-të do të marrin të gjithë ‘Pluhurin’ Bërthamor, të krijuar nga bombarduesit tanë të mëdhenj B2”, duke iu referuar materialit bërthamor të varrosur nga sulmet amerikane vitin e kaluar.


