Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë, shkatërrohet nga Nato. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë, shkatërrohet nga Nato. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

NATO ka shkatërruar një tjetër raketë balistike të lëshuar nga Irani në drejtim të Turqisë.

Lajmi është bërë me dije nga ministria turke e mbrojtjes, e cila sqaron se raketa iraniane u shkatërrua plotësisht nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, pasi hyri në hapësirën ajrore turke.

Në një deklaratë, ministria bëri me dije se mbetjet e lëshuara nga shkatërrimi i raketës ranë në tokë në qytetin jugor të Gaziantepit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar ose viktima.

Një municion balistik i nisur nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në deklaratën e saj për X.

Ministria ka paralajmëruar se do të reagojë pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit.

Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Megjithatë, ne theksojmë edhe një herë se do të merren të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Gjithashtu, përsërisim se është në interesin e të gjithëve t’i kushtojmë vëmendje paralajmërimeve të Turqisë në këtë drejtim. I njoftojmë me respekt publikut”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë një raketë u lëshua nga Irani dhe u shkatërruar nga NATO. /rtsh/

Share This