Hodhi firmën në Superkupën e Spanjës, Lewandowski: Gjithnjë është e rëndësishme të fitosh tituj e sidomos ndaj Realit

Hodhi firmën në Superkupën e Spanjës, Lewandowski: Gjithnjë është e rëndësishme të fitosh tituj e sidomos ndaj Realit

Një prej protagonistëve të Barcelonës në triumfin e Superkupës së Spanjës ishte, Robert Lewandowski. Polaku ishte autori i golit që i dha avantazhin 2-1 skuadrës katalanase e cila e mbylli këtë ndeshje me rezultatin 3-2.

Pas përfundimit të ndeshjes, Lewandowski nuk e fshehu gëzimin e tij këtë sukses teksa foli për median spanjolle.

“Jemi shumë të kënaqur. Fituam një titull më shumë dhe gjithnjë sa herë fitojmë ndaj Realit të Madridit është një ndeshje e madhe-tha Lewandowski-sot luajtëm shumë pjesën e parë, po ashtu edhe në të dytën duke kërkuar golat, por në fund fituam dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”.

Në këtë finale, Reali i Madridit diti t’i kundërpërgjigjej Barcelonës sa herë ajo mori avantazhin në këtë sfidë, pervec momentit kur katalanasit e çuan rezultatin në 3-2 që deri në fundin e sfidës diti ra ruajë.

“Ndonjëherë na duhet pak më shumë durim, por kundër Realit të Madriti duhet të luajmë gjithnjë në maksimum dhe ajo që ka rëndësi është se fituam 3-2 dhe ngritëm një tjetër trofe”, shtoi sulmuesi polak.

Njeriu i ndeshjes për Barcelonën u bë pikërisht Raphinha, autor i dy golave në këtë finale dhe që u shpall MVP i Superkupës dhe Lewandowski nuk i kurseu elozhet për brazilianin.

“Rapha e di si të shënojë gola, gjithnjë është në moment të mirë. Jemi bashkë si skuadër dhe jemi të rrezikshëm, fitojmë si skuadër”, tha Robert Lewandowski.

Share This