Haxhiu: Kuvendi do të vijojë procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri

Haxhiu: Kuvendi do të vijojë procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pasi mori detyrën nga presidentja e deritanishme, Vjosa Osmani, ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afateve kushtetuese.

“Mekanizmat kushtetues që kemi ndërtuar garantojnë vazhdimësi e stabilitet institucional. Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues. Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, raporton rtk.

Ajo ka thënë se deri në përmbylljen e këtij procesi, do ta ushtrojë këtë detyrë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.

“Falënderoj Presidenten Vjosa Osmani Sadriu për shërbimin e saj ndaj vendit dhe i uroj suksese në vazhdim”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Share This