Haxhiu falënderon ambasadorin zviceran Jürg Sprecher në përfundim të mandatit të tij

Haxhiu falënderon ambasadorin zviceran Jürg Sprecher në përfundim të mandatit të tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Përmes një reagimi publik, Haxhiu vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e diplomatit zviceran në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Ajo theksoi se gjatë takimit shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e ambasadorit Sprecher në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, duke e cilësuar rolin e tij si të rëndësishëm në zhvillimin e partneritetit mes dy vendeve.

Haxhiu i uroi ambasadorit suksese në detyrat e ardhshme, duke shprehur besimin se lidhjet e ngushta dhe miqësia tradicionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Share This