
Hamza nga Vushtrria: PDK-ja është rruga përpara
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se rruga përpara është e qartë edhe për qytetarët e Vushtrrisë, duke theksuar sloganin e fushatës së tij “Bashkë. Përpara.”.
Në një mesazh të publikuar, Hamza ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës përfaqëson zgjidhjen për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.
“Bashkë. Përpara. E qartë është rruga edhe për qytetarët e Vushtrrisë. Për familjet që punojnë çdo ditë me dinjitet, për të rinjtë që duan ta ndërtojnë jetën këtu, për qytetin që meriton më shumë, ne jemi zgjidhja. Ne jemi rruga përpara,” ka shkruar Hamza.
Ai e ka përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen elektorale të PDK-së, duke përdorur hashtagun #PDK130.


