Hamza: Kosova po vuan nga keqqeverisja, shteti udhëhiqet me plan e jo me improvizime

Hamza: Kosova po vuan nga keqqeverisja, shteti udhëhiqet me plan e jo me improvizime

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, ka deklaruar se Kosova po përballet me keqqeverisje, ndërsa qytetarët, sipas tij, po e paguajnë çmimin me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve nga vendi.

Hamza ka theksuar se shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime, por kërkon planifikim dhe vizion të qartë për zhvillim. Ai ka premtuar se, nëse vjen në krye të Qeverisë, do të punojë për të gjithë qytetarët, pa përjashtime.

“Nga Prizreni historik, u nisëm drejt fitores. Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Qytetarët po e paguajnë çmimin e keqqeverisjes me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve”, ka shkruar Hamza.

Ai ka shtuar se “Kosova që funksionon nis me ne. Me ty. Me të gjithë”, duke bërë thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët drejt ndryshimit, nën sloganin e fushatës së PDK-së “Bashkë. Përpara.”

Share This