Guardiola i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Arsenalit

Guardiola i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Arsenalit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka pranuar se skuadra e tij nuk arriti të zhvillonte lojën e tyre ndaj Arsenalit të dielën.

Ndeshja përfundoi baras, por spanjolli nuk e fshehu zhgënjimin.

Guardiola tha se ishte një javë e lodhshme, me ndeshje të enjten dhe më pas udhëtimin në Londër të dielën.

Ai e cilësoi Arsenalin si një nga skuadrat më të mira në Evropë, duke theksuar se rezistenca e Cityt ishte fantastike, pasi përndryshe nuk do ta përballonin presionin.

Sipas tij, City nuk arriti të zhvillonte ndërtim loje nga prapavija dhe as presing efektiv, për shkak të strukturës dhe shtrirjes së Arsenalit në fushë. Ai shtoi se lojtarët e shpejtë si Martinelli, Saka, Trossard e Madueke ishin një kërcënim i vazhdueshëm në hapësirat pas mbrojtjes.

Guardiola kujtoi se sezonin e kaluar City barazoi në minutën e fundit në “Etihad”, ndërsa këtë herë ishte radha e Arsenalit.

“Kështu është futbolli,” tha ai.

“Një pikë e fituar, në përgjithësi një javë e mirë.”

Trajneri spanjoll pati edhe një falënderim të veçantë për tifozët që udhëtuan në Londër, duke thënë se përpjekja e tyre për të ndjekur ekipin në ndeshjet jashtë fushe meriton respekt të madh.

Share This