Gjiganti anglez futet në garë për yllin e Lille-s

Gjiganti anglez futet në garë për yllin e Lille-s

Klubi anglez, Manchester United raportohet se i është bashkuar garës për mesfushorin e Lille, Ayyoub Bouaddi, 18-vjeçarin që po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas “Foot Mercato”, përfaqësues të United kanë kontaktuar tashmë përfaqësuesit e Bouaddit dhe klubin francez për të shprehur interesin e tyre. Kjo vjen pas interesimit të mëparshëm të Arsenalit, i cili po përpiqet të finalizojë një transferim dimëror me një shifër rreth 45 milionë euro.

Bouaddi, një nga yjet në ngjitje të Lille, ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Megjithatë, Lille është e vendosur ta mbajë të riun dhe ka rinovuar kontratën e tij deri në 2029, duke qenë të gatshëm të shqyrtojnë vetëm një shitje verore për më shumë se 50 milionë euro.

Përveç klubeve, edhe kombëtaret e Francës U21 dhe Marokut po garojnë për të siguruar talentin e ri me origjinë franco-marokene, që premton të ketë një të ardhme të ndritur në futbollin evropian.

Share This