
Gërvalla i përgjigjet ashpër Qunit: Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve?
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të forta ndaj akuzave për dezertim që i adresoi deputeti Anton Quni.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla tha se besnikëria nuk matet me “shefat e partisë dhe koalicionet politike”, por me ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine. Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”, ka shkruar ajo.
Reagimi i ministres vjen pas deklaratave të Qunit, i cili e akuzoi për mungesë besnikërie dhe dezertim në momentet kyçe për vendin.
Ky përplasje e ashpër ka ndezur debat të ri në skenën politike, në prag të zgjedhjeve lokale.


