
GAZA/Qindra mijëra të larguar, ndërsa ushtria izraelite vazhdon ofensivën
Dhjetëra mijëra banorë po largohen nga Qyteti i Gazës ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën e tij tokësore, e konsideruar mjaft e kontestuar.
Banorët thanë se që nga e hëna mijëra të tjerë kanë braktisur qytetin në veri të Gazës për shkak të sulmeve të ashpra. Forcat izraelite kanë avancuar drejt qendrës së qytetit.
Sipas një vlerësimi të ushtrisë izraelite, gazetari i “Times of Israel” raportoi se rreth 640 000 palestinezë kishin lënë qytetin, megjithëse ushtria nuk e ka konfirmuar shifrën.
Para fillimit të operacionit të intensifikuar ushtarak izraelit, rreth 1 milion banorë dhe persona të zhvendosur brenda vendit jetonin në Gaza City.
Ushtria izraelite ka urdhëruar që njerëzit të zhvendosen në jug të Rripit të Gazës.
Burime mjekësore në Gaza raportuan se që nga mëngjesi 18 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në qytet, një informacion që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se një ushtar u vra dje në veri të Gazës. Sipas mediave izraelite, ai u vra në Qytetin e Gazës , duke e bërë të parin ushtar të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore një javë më parë. /atsh/


