
Ganimete Musliu drejt Hagës për të kërkuar drejtësi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është nisur për në Hagë, ku do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga mërgata, në përkrahje të luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
“Drejt Hagës, për të kërkuar drejtësi”, ka shkruar në ‘Facebook’ Musliu mbi videon e shpërndarë.


