
Furnizime të reja me armë për Ukrainën nga Gjermania
Edhe pse vazhdimisht flitet për paqe të mundshme, luftimet në Ukrainë vazhdojnë. Për të mbrojtur më mirë vendin nga sulmet ruse, Gjermania planifikon të dërgojë një furnizim të ri të madh me armë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) njoftoi një tjetër paketë furnizimesh me armë për Ukrainën nga Gjermania në një takim të Grupit të Kontaktit të Ukrainës në Bruksel (11.04.). Nuk ka asnjë provë për ndonjë rënie të luftimeve, tha Pistorius. Prandaj është plotësisht e qartë se duhet një Ukrainë e fortë ushtarakisht dhe që të ketë mbështetje. Vetëm atëherë do të hapet rruga për një zgjidhje paqësore.
Sipas informacioneve në media, Gjermania do të dërgojë brenda këtij viti në Ukrainë katër sisteme të tjera armatimi “IRIS-T” dhe 300 raketa, dhe 100 radarë vëzhgimi tokësor. Priten furnizime me dronë zbulimi, automjete luftarake këmbësorie Marder, sisteme artilerie etj.
Probleme me armët gjermane në Ukrainë?
Pasi SPD dhe Unioni ranë dakord për marrëveshjen e koalicionit, Pistorius foli për një fuqizim masiv të Bundeswehr-it. “Jemi në fillim të një epoke të re dhe do të duhet ta dëshmojmë veten në vitet e ardhshme”, tha ai. “Varet nëse do të arrijmë të bëhemi të aftë për parandalim dhe mbrojtje – dhe ta bëjmë këtë në unitet e në një kohë të shkurtër.” /DW/