Francë-Spanjë, Zidane paralajmëron një duel të madh

Francë-Spanjë, Zidane paralajmëron një duel të madh

Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka komentuar shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve, ku skuadra e tij do të përballet me Spanjën në një nga duelet më të forta të kësaj faze.

Dy kombëtaret do të matin forcat në muajin mars, në një përballje që pritet të sjellë futboll të nivelit të lartë, duke pasur parasysh cilësinë dhe potencialin e të dy skuadrave.

Zidane ka theksuar se kjo përballje nuk duhet parë si një mundësi për revansh ndaj Spanjës, por si një sfidë e re në një garë tjetër.

“Ky nuk do të jetë revansh për gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Kjo është një garë tjetër, me një grup të ri lojtarësh. E dinim se do të përballeshim me një kundërshtar të fortë. Spanja është një përfaqësuese që e njohim shumë mirë, por do t’i analizojmë me kujdes ndeshjet e saj të fundit”, ka deklaruar Zidane për gazetën franceze “L’Equipe”.

Ai ka nënvizuar se për të triumfuar në gara të tilla, Franca duhet të jetë e gatshme të përballet me kombëtaret më të forta.

“Për të shkuar deri në fund në gara të tilla, duhet të luash kundër më të mirëve dhe t’i eliminosh ata”, ka shtuar përzgjedhësi francez.

Përballja me Spanjën do të jetë një test i rëndësishëm për Francën në synimin për të siguruar një vend në turneun final të Ligës së Kombeve.

Share This