Flick: Përballjet me Atltico Madridin janë të paparashikueshme

Flick: Përballjet me Atltico Madridin janë të paparashikueshme

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, ka folur në prag të çerekfinales së parë në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, duke theksuar vështirësinë dhe balancën e këtij dueli.

Katalonasit dhe madrilenët do të ballafaqohen nesër mbrëma në sfidë e cila parashikohet të sjellë duel të zjarrtë.

“Këto janë ndeshje që nuk mund të parashikohen. Përballemi me një skuadër me shumë cilësi dhe lojtarë të nivelit të lartë. Edhe pse pushuan disa futbollistë në fundjavë, ata përsëri u paraqitën me një ekip shumë të fortë”, ka deklaruar Flick.

Tekniku gjerman ka komentuar edhe faktin se dy skuadrat do të përballen disa herë brenda një periudhe të shkurtër.

“Nuk e di sa do të ndikojë që do të luajmë shpesh kundër tyre. Kur hyn në fushë duke menduar për menaxhimin e ndeshjeve, nuk e di si mund të ndikojë kjo në fund”, është shprehur ai.

Flick ka theksuar se objektivi i Barcelonës mbetet i qartë, pavarësisht sfidave të kalendarit dhe specifikave të kësaj garë.

“Nuk kemi shumë alternativa, duam të fitojmë, ashtu siç kemi bërë në La Liga. Por Liga e Kampionëve është një garë ndryshe dhe kërkon maksimumin në çdo ndeshje”, ka përfunduar trajneri i Barcelonës.

Share This