
Fernandes i thotë JO ofertës së ‘çmendur’ nga Al Hilal, kjo është arsyeja
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka refuzuar ofertën marramendëse nga gjiganti arab, Al Hilal.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
“Bruno Fernandes e ka refuzuar propozimin e Al-Hilal, pavarësisht kontratës së ‘çmendur’ nga klubi arab. Bruno Fernandes dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë”, ka shkruar Romano.
Vendimi i mesfushorit portugez vjen në një moment kur Manchester United nuk do të marrë pjesë në garat evropiane për sezonin 2025/2026.
Fernandes është i lidhur edhe me transferimin e mundshëm drejt dy gjigantëve evropianë, Real Madridit dhe Bayern Munichut.